ENJT05232013

Perditesimi i fundit12:34:14 PD

Back Arsim Arsim EVN, bursa për studentët

EVN, bursa për studentët

  • PDF

EVM - Maqedonia ndan bursa të tjera për studentët e drejtimeve të energjetikës të Fakultetit të Elektroteknikës dhe  Teknologjisë së Informatikës nga Shkupi dhe Fakultetit të Teknologjisë në Manastir.

Në  kohë prej 10 muajsh, dy studentë që janë në vitin e parafundit ose të fundit në Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjisë së Informatikës dhe një student i vitit të parë në Fakultetin e Teknologjisë, do të fitojnë bursë me vlerë prej 6000 denarë në muaj  dhe do të mund të ndjekin praktikën. Këtë vit EVN- Maqedonia në projektin e përbashkët me ELEM dhe MEPSO u ndau 12 bursa studentëve të vitit të parë në Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjisë së Informatikës.

Vitin e kaluar katër studentë në procesin e tyre arsimor kishin mbështetjen e EVN-së. Studentët bënë praktikën dhe morën eksperiencë nga kompania, ndërsa për ,e të suksesshmit që kanë ruajtur mesataren 8,00 bursat do t’iu ndahen edhe këtë  vit. 




Lajmet e funditTë rëndomta