SHT05252013

Perditesimi i fundit04:07:08 MD

Back Biznes Biznes Pashkët, "Eko Sharr" ndihma 100 familjeve

Pashkët, "Eko Sharr" ndihma 100 familjeve

Në prag të festave të Pashkëve, kompania Ekosharr-Tetovë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë do ta pasurojë tryezën e 100 familjeve të varfra nga Shkupi.
Donacioni nga përpunuesi kryesor i qumështit në rajonin e Maleve të Sharrit përbëhet nga tre kilogramë pako familjare me prodhime qumështore me cilësi të lartë (djathë, kaçkavall, djathë i rrahur dhe ajkë) prodhuar me teknologji më bashkëkohore në mënyrë tradicionale.
Ndihma përmes Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit në bashkëpunim me organizatat komunale të Kryqit të Kuq do t'u ndahet 100 familjeve të varfra të cilat jetojnë në territorin e kryeqytetit. Me këtë donacion "Ekosharr" e tregon përgjegjësinë shoqërore dhe kujdesin për konsumatorët e vet, duke paralajmëruar fillim të aktiviteteve për përmirësim të gjendjes në shoqëri dhe ngritje të cilësisë së jetës së qytetarëve.
Ndihmat për familjet do t'i ndajnë drejtori i "Ekosharr"-it, Kasam Zendeli dhe sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RM-së, Sait Saiti në hapësirat e Shtëpisë së organizatave humanitare "Dare Xhambaz".

/zhurnal/




Lajmet e funditTë rëndomta