Me këtë rebalanc ruhet disciplina fiskale, niveli i lartë i ivestimeve kapitale prej 20 për qind, nuk do të zvogëlohen rrogat, pensionet, ndihmat sociale dhe subvencionet e bujqësisë. Në anën e të ardhurave është bërë revidimi i të ardhurave të planifikuara dhe zvogëlimi i tyre prej 7,218 miliardë denarë ose për 4.6 %.
Në anën e të dalave është realizuar revidim për 7.531 miliardë denarë ose për 4.5 % duke u bazuar në vlerën e planifikuar më parë. Ndërsa në rebalancin e buxhetit janë përfshirë të gjitha ministritë dhe shfrytëzuesit e buxhetit. Të gjitha këta ndryshime me rebalancin e buxhetit kanë vonuar pagesën e obligimeve ndaj qytetarëve të Maqedonisë.
Siç mëson “Zhurnal” pak ose askush nga ministritë nuk ka bërë pagesën e rrogave, ndërkohë pritet të vonohen edhe pagesa e pensioneve dhe ndihmave sociale. Maqedonia gjatë këtyre ditëve ka qenë në ngërç fiskal, kurse pagesat pritet të bëhen pasi të miratohet në Kuvend buxheti i rebalancuar i vitit 2012
