MAR06182013

Perditesimi i fundit09:50:18 MD

Back Biznes Biznes Tregtim me prodhime bujqësore përmes SMS-it

Tregtim me prodhime bujqësore përmes SMS-it

Bujqit do t'i ofrojnë prodhimet e tyre në agro-bursën elektronike përmes dërgimit të SMS porosive nga celulari. Bëhet fjalë për një pilot projekt që duhet të fillojë deri në fund të muajit. Me të do të përfshihen njëqind fermerë dhe 10 blerës të cilët do të informohen cilat prodhime dhe sa sasi ofrohen.

 

Pritet që sistemi të mundësojë efikasitet dhe përfitim të madh pa krijimin e shpenzimeve të panevojshme dhe humbje të kohës për transport, veçanërisht për pemët dhe perimet e freskëta nga ana e fermerëve, por edhe për kompanitë tregtare të cilat kryejnë blerje.

"Projekti i ri qeveritar duhet të mundësojë konkurrencë më të madhe dhe çmime më të larta në treg në tregtimin me kulturat bujqësore. Ai që do të ofrojë çmim më të lartë do të marrë porosi si të lidhë marrëveshje. Në atë mënyrë blerësit më shpejt do të vijnë deri në infomata me çfarë çmimi fermerët i ofrojnë prodhimet e tyre, ndërsa fermerët, ndërkaq, pa dallim në cilën pjesë të shtetit ndodhen, më shpejt do të marrin të dhëna kthyese për atë cilët janë blerësit dhe cili ofron çmim më të lartë për prodhimet e tyre", sqarojnë në Ministrinë dikasteriale. Zbatimi i deritanishëm i projektit tregon se fermerët kursejnë kohë sepse nuk i transportojnë prodhimet në tregjet ku nuk ka kërkesë. Varësisht nga suksesi i arritur i pilot projektit, do të punohet në sendërtim shtesë të sistemit, si dhe në tejkalimin e mungesave eventuale me qëllim që agro bursën elektronike ta shfrytëzojnë të gjithë bujqit dhe blerësit.



Lajmet e funditTë rëndomta