Pakot me artikuj ushqimorë i distribuuan vullnetarë nga të gjitha vendbanimet e komunës së Gostivarit,
të cilët paraprakisht edhe identifkuan rastet sociale në rrethinën e vet.
Pakot me produkte ushqimore, ndahen me qëllim që familjet me status të rrezikuar social gjatë kësaj feste të madhe islame, më lehtë të përballojnë harxhimet dhe në familjet e tyre të ndjehen gëzimi i kësaj feste.
“Qëllimi i këtij aksioni është që t’u dilet në ndihmë familjeve me status të rrezikuar social gjatë kësaj feste të madhe islame që edhe ata të mund ta festojnë pak më të lumtur Bajramin”, thekson Mazllam Saliji, koordinator për distribuimin e ndihmave.
/tetova1/


