ENJT05232013

Perditesimi i fundit08:29:16 MD

Back Lajme Gostivar Startoi liga regjionale “Tetovë-Gostivar” për fatosa dhe pionier

Startoi liga regjionale “Tetovë-Gostivar” për fatosa dhe pionier

  • PDF

Në mungesë të ndeshjeve të kampioanle në ligën e parë dhe dytë republikane në terrenet e rajonit të pollogut të shtunën startoi pjesa e dytë e kampionit në ligën regjionale “Tetovë-Gostivar” për grup-moshat e reja në kategoritë e fatosave dhe pionierëve.

Shtatëmbdhejt skuadrat që garojnë në këtë ligë si në atë të kategorive të fatosave ashtu edhe në atë të pionierëve pas pasur halle të njëjta meqë nuk kanë mund të realizojnë plan programin e hartuar në kuadër të përgatitjeve krejt për shkaqe të vështira ët kushteve atmosferike. Por me gjithat ata shpresojnë se gjatë zhvillimit të kampionatit do të arrijnë në formën e duhur.

“Gjithësi s e kushte atmosferike ishin arsyeja që mos të realizojmë në tersi plani përgatitor, mendoj që gjatë ditëve në vijim edhe pse filloi kampionit këtë do të mund të plotësojmë që shpresat e futbollit të vijnë në formën e duhur” tha trajneri i KF Shkëndija, Ibrahim Luma

Nga ana tjetër edhe shkolla e futbollit që drejtohet nga Muzafer Livoreka dhe ndihmësi i tij Rexhep Veliu kanë pasur probleme të njëjta”Dihet se kushte atmosferike në asnjë mënyrë nuk na kanë lejuar që të fillojmë kur duhet, por ama jemi të mendimit se nëpërmjet ndeshjeve kampioanle dhe me shtimin e seancave stërvitore në bazë të normave për këto kategori të fëmijëve do të arrijmë formën e duhur. Me rëndësi është që fëmijët të jenë në procesin e garave” tha trajneri i shkollës së futbollit Reçica , Muzafer Livoreka.

Ndryshe në ligën e regjionale “Tetovë- Gostivar” në kategorinë e fatosave kampion vjeshtor është ekipi i Shkëndijës, ndërsa në at ët pionierëve kampion vjeshtor është ekipi Dardanët.

Sh.S.

Foto: K.F Shkëndija

 




Lajmet e funditTë rëndomta