PRE05242013

Perditesimi i fundit09:26:48 PD

Back Lajme Gostivar Xhemë Hasa, Leka i Madh, luftëtarë të UÇK-së, emra të ri në rrugët e Gostivarit

Xhemë Hasa, Leka i Madh, luftëtarë të UÇK-së, emra të ri në rrugët e Gostivarit

  • PDF

Komuna e Gostivarit, ka dorëzuar në shqyrtim në Qeveri propozim listën me emrat e ri të rrugëve të kësja komune, në të cilën listë, partitë shqiptare në Këshillin Komunal i kanë propozuar emrat e Xhemë Hasës dhe bashkëpunëtorëve të tij, ushtarëve të  UÇK-së që morën pjesë në konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni,

Nënës Terezë, Lekës së Madh (të shkruar në gjuhën shqipe) dhe emra të tjerë.

Siç njofton televizioni “Tellma”, partitë maqedonase janë kundër këtij propozimi. Sipas tyre nuk është gjetur moment i duhur politik për riemërim të rrugëve, ndërsa për këtë nuk ka pasur asnjë lloj konsensusi as koordinim mes këshilltarëve.

Fadil Zendeli, kryetar i Këshillit komunal të Gostivarit, se është koha e duhur që procesi i riemërimit të rrugëve të fillojë.

“Riemërimi nuk është çështje e re, kjo zvarritet  tashmë tre vite. Pajtohem se është çështje e ndjeshme por ne patjetër duhet të diskutojmë në këtë temë. Me emrat aktual të rrugëve ekziston harmoni negative krahasuar me situateën reale e cila rrjedh nga struktura etnike, prandaj tolerimi nuk mund të lejohet edhe më tej”, ka deklaruar Zendeli. 

/zhurnal/




Lajmet e funditTë rëndomta