Më pas aksioni do të vazhdojë në të gjitha rrugët e qytetit, duke sanuar të gjitha gropat me asfalt, në mënyrë që të sigurohet lëvizje më e lirë për automjetet.
Komuna e Tetovës paraprakisht ka bërë analizat dhe detektimin e rrugëve të dëmtuara në gjithë qytetit dhe nga dita e premte ka filluar punët në terren për sanimin e tërësishëm të gropave. Investimi për sanimin e gropave kap vlerën prej 7 milionë denarësh.
/portalb/



