Sipas informatave policore ngjarja ka ndodhur pas dite rreth orës 16:20, kur gruaja ka lëvizur në këmbë në kejin e lumit dhe ka biseduar në celular.
Në një moment ka parë një mashkull të zhveshur. Ai i është gjuajtur dhe e ka rrëzuar gruan në tokë, e më pas ka filluar të ta prekë nëpër trup. Gruaja 39 vjeçare ka arritur të ikë dhe rastin e ka paraqitur në polici. Pas masave të ndërmarra, policia ka gjetur dhe ka arrestuar 15 vjeçarin SH.G. nga Shkupi, kundër të cilit nga ana e SPB do të ngritet procedurë adekuate.


