ENJT05232013

Perditesimi i fundit12:41:31 MD

Back Kronikë Kronikë Arrestohen sulmuesit që e rrahën deri ne vdekje tetovarin

Arrestohen sulmuesit që e rrahën deri ne vdekje tetovarin

  • PDF

Tridhjetë ditë paraburgim për 2 të dyshuarit për sulmin ndaj Krste Sterjovksit (65), i cili gjatë natës në mes të shtunës dhe të dielës pësoi lëndime të rënda si pasojë e rrahjes  vdiq në spitalin e Shkupit. 

 Zëdhënësi i SPB-Tetovë informoi se bëhet fjalë për dy persona të moshës prej 21 dhe 22 vjet të cilën janë nga rrethina e Tetovës kurse jetojnë në Tetovë. Zëdhënësi Josifovski nuk dha më shumë informata për përkatësinë nacionale të të arestuarve.

Ngjarja ka ndodhur natën në mes së shtunës dhe së dielës, kur 65 vjeçari Krste Sterjovski ishte sulmuar fizikisht nga dy persona, që thuhet të jenë të moshës 21 dhe 22 vjeçë.

Zëdhënësi i SPB në Tetovë, Marjan Josifovski ka informuar për mediat maqedonase se menjëher pas sulmit fizik 65 vjeçari ishte dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, prej ku më pas është transferuar në Klinikën e Shkupit. Përpjekjet e mjekëve për ti shpëtuar jetën kanë përfunduar pa sukses pasiqë 65 vjeçari ndroi jetë. 

/tetova1.com/




Lajmet e funditTë rëndomta