MAR06182013

Perditesimi i fundit09:50:18 MD

Back Kronikë Kronikë Bela në gjendje stabile, rasti u denoncua nga Spitali i Qytetit

Bela në gjendje stabile, rasti u denoncua nga Spitali i Qytetit

  • PDF

Valon Bela është në gjendje stabile dhe pritet në çdo moment të lëshohet nga Spitali i Qytetit.

Informacioni u bë i ditur  nga drejtori i Spitalit, Rexhep Selmani, i cili gjithashtu ka njoftuar se lëndimet nuk janë serioze.

 

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë thënë se po hetojnë rastin dhe se po punojnë në identifikimin e sulmuesve.

Zëdhënësi i MPB-së, Borçe Peshevski, ka deklaruar se “rasti nuk ka qenë i denoncuar në polici, por se MPB-ja ka qenë e njoftuar përmes Spitalit të Qytetit”.

 

.........................................................................................

Sulmohet Valon Bela në Kondovë

(15:05)

Rreth mesditës së sotme në fshatin Kondovë të Shkupit është regjistruar një incident gjatë të cilit ka pësuar ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Valon Bela. Sipas zyrtarëve policor, Valon Bela ka pësuar në Kondovë, ndërsa si rezultat të lëndimeve që i ka fituar atje është dërguar në Qendrën emergjente të Shkupit. “Rreth orës 13 e 15 minuta, nga ana e punonjësve të Qendrës spitalore emergjente u informuam se është pranuar personi me inicialet V.B., i moshës 34 vjeçe. Siç njoftuar punonjësit e spitalit, ai është pranuar me lëndime trupore, të cilat i ka marrë në fshatin Kondovë”, tha Liza Bendevska, zëdhënëse e policisë së Shkupit. Ajo njëkohësisht ka njoftuar se ekipet policore, pas denoncimit të rastit kanë dalë në terren, ndërsa disa nga kolegët e tyre janë drejtuar në spital për ta marrë në pyetje Belën.

 

(I.I-KOHA)

 



Lajmet e funditTë rëndomta