Informatat e policisë flasin se të mërkurën rreth orës 16, në butikun e locuar në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Gostivar ku dhe ka punuar 32 vjeçari Z.F nga fshati Balindoll, ka hyrë personi me inicialet G.F (48) dhe ka filluar konflikt verbal me atë, për shkak se më herët i njëjti ishte ankuar ndaj tij në Polici për mosmarrëveshjet që kanë pasur mes tyre. Si pasojë, pas grindjes fizike mes tyre, personi me inicialet G.F mllefin e tij e ka zbaruar duke demoluar vitrinën e objektit ku dhe ishte zhvilluar rasti. “Grindja verbale ka kaluar në dhunë fizike, në të cilën që të dy kanë këmbyer disa grushte ndaj njëri tjetrit. Më pas, personi me inicialet Z.F kishte lëshuar vendin e tij të punës duke u drejtuar për tek stacioni i policisë për të paraqitur rastin. Sipas gjitha gjasave, i revultuar ende më tepër nga gjesti i tij, personi me inicialet G.F ka marrë një mjet të fortë dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme duke thyer qelqet dhe derën e butikut”, njoftoi Marjan Josifoski, zëdhënës i Policisë rajonale. Pas gjestit të tij të dhunshëm, siç njofton zëdhënës i Policisë, personi në fjalë është arrestuar dhe i është konfiskuar mjeti me të cilin ka kryer demolimin e lokalit. Pas zbardhjes së plotë të rastit, nga Policia e Gostivarit do të pasojnë parashtresat e duhura ligjore.
/tv2/


