ENJT05232013

Perditesimi i fundit08:02:20 MD

Back Kronikë Kronikë MPB konfiskoi sasi të madhe të drogës që ishte nis në drejtim të Tetovës - VIDEO

MPB konfiskoi sasi të madhe të drogës që ishte nis në drejtim të Tetovës - VIDEO

  • PDF

Tetova vazhdon të jetë destinim për llojë të ndryshme të drogës. Policia e Maqedonisë në bashkërendim me Qendrën SEKI-SELEK në Bukuresht dje ka konfiskuar sasinë më të madhe deri më tani të drogës sintetike ekstazi e cila sipas e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska ka qarkulluar në relacionin Bullgari - Maqedoni në drejtim të Tetovës.

Më këtë u ndërpre kanali ndërkombëtar i tregtisë ilegale me droga sintetike ekstazi dhe amfetamin dhe sipas MPB-së këto llojë të drogës kanë qenë të dedikuar për tregun e Maqedonisë dhe të Kosovës.

Nën emrin operativ "Tehno" pas hetimit në rajonin e Shkupit dhe Velesit, policia gjatë bastisjes së automjetit "mercedes" me targa të Shkupit dhe në një banesë në Veles, sekuestroi gjithsej 10.355 copë ekstazi dhe amfetamin me logon "M"-motorola, 300 gram marihuanë dhe rreth 50 gram amfetamin në materie pluhuri. Vlera e drogës së sekuestruar në narko-treg është rreth 80 mijë euro.




Lajmet e funditTë rëndomta