Fatkeqësia ndodhi rreth orës 12.00 në hyrjen tëk fshati Grupçin kur vetura e tipit Nissan e cila drejtohej nga 32 vjeçari B.T babai i foshnjës doli nga rruga dhe u rrokullis. Me këtë rast dëmtimë të rënda mori edhe nëna e foshnjës 27 vjeçare.
Ata u dërguan në spitalin e Tetovës ku mjekët konstatuan se dëmtimet ishin fatale për foshnjën.
Kontroll në vendin e ngjarjes kryejnë organe të policisë dhe gjykatës.
Kjo foshnjë është viktima e tretë në autostradën Tetovë-Shkup. Deri më tash në këtë rrugë kanë ndodhur gjithësej 160 fatkeqësi komunikacioni. (Tetova1.com)


