Fatkeqsia ka ndodhur dje rreth orës 15, ku ka ardhur deri te përplasja e dy 'mercedesve' me tabela të Tetovës dhe një 'mazda' me regjistrim të Zagrebit e vozitur nga 21 vjecari S.A., mërgimtar nga Kroacia, kurse është banor i fshatit Sedllarcë e Epërme.
Në ndeshjen ndërmjet veturave ka mbetur rëndë i lënduar Sh.A. banor i fshatit Cellopek i cili ka qenë duke vozitur njërin nga 'mercedeset'. Ai menjëherë është dërguar në Qendrën Urgjente në Shkup.
Sipas policisë të Tetovës numri më i madh i aksidenteve në Tetovë ndodhin në Qershor, Korrik dhe Gusht, kur numri më i madh i mërgimtarëve kthehen në vendlindje.
Vitin e kaluar në rrajonin e Tetovës gjatë këtyre tre muajve janë regjistruar gjithsej 67 aksidente trafiku ku të aksidentuarit kanë qenë shtetas të Maqedonisë që jetojnë në mërgim. Nga këto aksidente 57 kanë kaluar vetëm me dëme materiale, në 7 raste ka pasur lëndime të lehta të aksidentuarve, në dy raste ka pasur lëndime të rënda të aksidentuarve, kurse në njërin rast pasojat kanë qenë vdejka e një personi. /tetova1/


