SHT05252013

Perditesimi i fundit06:48:50 MD

Back Kronikë Kronikë Tetovë: Pas një zënke pëson shoferi i Sadi Bexhetit

Tetovë: Pas një zënke pëson shoferi i Sadi Bexhetit

  • PDF

Me plagë të rënda në kokë ka përfunduar në spital Hasmir H, vozitësi i kreut të Komunës së Tetovës,Sadi Bexheti pas një zënke që pati mbrëmë dhe disa zyrtarë tjerë të komunës me disa të punësuar në restorant DAFI në Tetovë. Përleshja me tyre ka ardhur pas fjalosjes rreth bllokimit të xhirollogarisë së komunës nga ana e firmës DAFI për mospagesën të disa punëve të kryera në Tetovë. Ngjarja është konfirmuar edhe nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës.
“Rrahjes i ka paraprirë një fjalosje e madhe në lidhje me disa transaksione dhe pas pak situata del nga kontrolli dhe palët konfrontohen fizikisht. Në rrahje personi me inicialet K.S, ka marrë lëndime serioze në fytyrë gjegjësisht thyerje të hundës, ndërsa Hasmir H, nga goditja në kokë ka humbur vetëdijen dhe menjëherë është dërguar në klinikën e Tetovës prej nga është transferuar në klinikën e Shkupit, ndërsa K.S., pas marrjes së ndihmës mjekësore është lëshuar për kurim shtëpiak ”, deklaroi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.
Sipas të dhënave nga Klinikat e Shkupi, vozitësi i kreut të Komunës së Tetovës Hasmir H, është në gjendje të mirë shëndetësore. Lidhur me rastin drejtuesi i Restorantit “DAFI”, në bisedë telefonike për Alsat është shprehur se, deri te zënka ka ardhur si pasojë e mos pagësës së punës që ndërmarrja “DAFI”, ka kryer për Komunën e Tetovës, me çka pas fitimit të procesit gjyqësorë, është sjellë vendim për t`iu bllokuar xhirollogaria Komunës së Tetovës. Ai është shprehur se nga punonjës të Komunës i është bërë presion që ta tërheq vendimin për bllokim të xhirollogarisë, por ai këtë nuk e ka pranuar, dhe për pasojë ka ardhur deri tek përleshja fizike. Ndërkohë nga Komuna e Tetovës ende nuk është dalë me qëndrim lidhur me rastin e mbrëmshëm.
Bashkim Sulejmani – TV ALSAT




Lajmet e funditTë rëndomta