MER05222013

Perditesimi i fundit12:34:14 PD

Back Kronikë Kronikë Tetovë:Familja në dasmë, hajnat vjedhin

Tetovë:Familja në dasmë, hajnat vjedhin

  • PDF

Rasti ka ndodhur gjatë vikendit, ndërsa sipas policisë, personat e paidentifikuar së pari kanë hyrë në katin përdhes dhe më pas në dhomën e ndejës, ku kanë marrë një çantë me 400 euro, 4000 denarë dhe flori, pronë e vajzave të kryefamiljarit.

 

Derisa familjarët kanë qenë në dasmë, persona të panjohur kanë vjedhur në shtëpinë e 58 vjeçarit A.B, e cila ndodhet në rrugën 174 në Tetovë. Rasti ka ndodhur gjatë vikendit, ndërsa sipas policisë, personat e paidentifikuar së pari kanë hyrë në katin përdhes dhe më pas në dhomën e ndejës, ku kanë marrë një çantë me 400 euro, 4000 denarë dhe flori, pronë e vajzave të kryefamiljarit. Policia njofton se dëmi i përgjithshëm llogaritet rreth 480 mijë denarë, raporton korrespondenti i gazetës KOHA. Vjedhjet e arit dhe gjësendeve te tjera dhe hyrja e hajnave neper shtëpi shpeshtohet zakonisht gjatë muajve të verës, ndërsa policia në vazhdimësi apelon qytetarët që të jenë të kujdesshëm.

/TV KOHA/




Lajmet e funditTë rëndomta