SHT05252013

Perditesimi i fundit05:25:00 MD

Back Kronikë Kronikë Vetëvriten dy djem të rinjë?

Vetëvriten dy djem të rinjë?

  • PDF

Gjatë ditës së djeshme janë gjetur trupat e pajetë të dy djemve dhe në të dy rastet policia ka kumtuar se dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje. Policia ka raportuar për një vetëvrasje të një djaloshi 16-vjeçarë nga fshati Vërbjan i Gostivarit. Djaloshi është gjetur në afërsi të Çegranit, i varur në dru. 

Zhdukjen e tij e paraqiti një bujk nga Çegrani, tek i cili i riu punonte si bari. Pas obduksionit do të zbulohen më shumë detaje se si ka ardhur deri tek vdekja e dy të rinjve dhe nëse me të vërtetë bëhet fjalë për vetëvrasje.

Gjithashtu në afërsi të Kamnikut nga një kalimtar rasti është gjetur trupi i vdekur i 19-vjeçarit N.M. Më pas kufoma i është dorëzuar mjekësisë gjyqësore. Policia kumtoi se versioni më i besueshëm është që i riu t’i ketë dhënë fund jetës me varje.

Këto dy raste janë të ndara dhe supozohet se nuk kanë të bëjnë me vetëvrasje të organizuar. 

/tetova1/




Lajmet e funditTë rëndomta