Rreth orës 00:20, ndësra Z.B. dhe familja e tij po flenin, sulmuesit me maska të zesa mbi kokat e tyre dhe sytë hapura, njëri me pistoletë kurse tjetri me thikë, hynë nga dera e përparme e cila nuk ka qenë e mbyllur me celes dhe shkuan në dhomën e gjumit. Aty ka fjetur 23 vjecarja E.G. Sulmuesit e kanë ndezur dritën, njëri prej tyre i ka vënduar pistoletën në kokë dhe kanë kërkuar para dhe arë. Pastaj me shirit i kanë mbyllur gojën dhe e kanë kërcënuar se do ta vrasin atë.
E.G. nxori nga dollapi 200 euro, dhe pastaj nga kutia vjedhësit i morrën edhe një qystek ari 2m, 6 unaza ari të grave dhe një bylyzik. Pastaj sulmuesit shkuanë nga dyert e ballkonit duke u larguar në drejtim të paditur. Vlera e dëmit të shkaktuar llogaritet të jetë 48000 denarë.



