Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, ka zbardhur një sërë vjedhjesh të rënda që muajin e kaluar janë kryer në fshatin Sllatinë të Komunës së Tearcës, në mesin e të cilëve edhe vjedhja e rëndë e arit në shtëpinë e (Hamit.H), vlera e të cilit arriti 40 mijë euro.
Policia ka zbuluar se kryerësit e gjashtë vjedhjeve janë E.Sh (18), A.E (20), B.I (19), E.B (20) dhe B.M (23), prej të cilëve 4 të parët janë nga fshati Sllatinë.
Në gjysmën e dytë të shkurtit të këtij viti, vjedhësit në forma të ndryshme kanë hyrë nëpër shtëpitë e sllatinasve dhe kanë vjedhur arr, cigare, parfume, para dhe tesha dhe pastaj sendet e vejdhura i kanë shitur.
Në pjesën e dytë të muajit shkurt, ata në mënyrë të ndryshme kanë hyrë në objekte dhe kanë marrë arë, cigare, televizorë, para, veshje dhe të njëjtat i kanë shitur tek njerëz tjerë.
Banorët e Sllatinës theksojnë se vjedhësit e shfrytëzuan periudhën kur me vendim të Qeverisë u bë shkyqja e ndriçimit publik dhe pa shumë probleme i kryenin vjedhjet.
Një pjesë e arit të vjedhur dhe sendeve tjera janë gjetur dhe do t’ ju kthehen pronarëve, ndërsa ndaj 5 të dyshuarve, pas zbardhjes së plotë të rastit, do të inicohen padi adekuate. Ndryshe, dyshohet se vetëm gjatë muajit shkurt në këtë fshat janë kryer më shumë se 10 vjedhje në shtëpi dhe lokale afariste. Një pjesë e madhe e vjedhjeve nuk janë denoncuar në polici.



