Organizatori, Minir Aliji mblodhi në parkun Jakob rreth 100 mërgimtar. Në kohën e kaluar së bashku mërgimtarët e kaluan në frymë vëllazërore duke diskutuar hallet e njëri tjetrit dhe për ndryshimet e mundëshme në fshat. Nuk mungoi buka, mishi, ëmbëlsirat dhe ushqime tjera tradicionale shqiptare. Kënga dhe vallja ishin nën shoqërimin e të pranishmëve gjatë tërë kohës. Mërgimtarët patën edhe aktivitete sportive si ndeshje futbolli, hendboll, gara në vrapim. Më në fund u luajt loja me tombolla ku pati edhe shpërblime. /tetova1.com/



