MER05222013

Perditesimi i fundit09:32:29 PD

Back Kulturë Kulture Klubi i Dramës në UEJL

Klubi i Dramës në UEJL

  • PDF

Meqë universiteti i Europës Juglindore llogaritet si nje ndër universitetet me rregulla dhe kushte standarde europiane, është një instutucion ku përvec studimit, studentët mund te argëtohen duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme, dhe të zgjerojnë njohuritë e tyre në fusha të ndryshme. “Mos u mundoni të tërhiqni vëmendjen e njerëzve në korridore, por bëjeni atë në skenë”, -klubi i dramës është një mundësi e shkëlqyer për t’i frymëzuar studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre performuese në publik, shprehitë në të folur dhe mundësia për të takuar njerëz të rinj me interes te përbashkët.
Ky klub u themelua në Tetor të vitit 2009 nga studentët e Universistetit të Europës Juglindore. Drejtuese e tyre është Azra Jakupi profesoresha e zellshme dhe autore e dramës së parë në gjuhën angleze e quajtur  “Serendipity” (surprizë e këndëshme) e cila për herë të parë u mbajt në Qershor të vitit 2010. Ishte një sukses i madh për ato si klub, të gjith, profesorë dhe studentë, mbetën shumë të kënaqur. Pas një pune të pandalshme për muaj me rradhë, ata patën shfaqjen e dytë më 25 Nëntor 2010. Përsëri u përgëzuan shume. Klubi gjithashtu u ftua të përformojë në Shkup ku u ndoqën nga një numër i madh njerëzish dhe i mirëpriten me duartrokitje. Ne Maj te vitit 2011 patën shfaqjen e tyre të shkelqyer në Pallatin e Kulturës ne Kumanovë. Klubi vazhdoi me punën e tyre te pandalshme për të bërë pjesën e dytë të së njejtës dramë dhe të një parodie, por nuk e patën rastin për performim. Në këtë klub marrin pjesë studentë të fushave të ndryshme të studimit, dhe deklarojnë se është një kënaqësi e paharueshme. Drama e rradhës do të jetë tragjedia e famshme e autorit të madh anglez Shekspir, dhe pritet të performohet sa më parë të jetë e mundur.
Për më tepër, studentët janë të angazhuar në një aktivitet që ju pëlqen, dhe llogaritet si një faktor i madh motivues që i con ato drejt suksesit.

-Lindita Maksuti-
Kjo adresë e-maili është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni javascript për ta parë atë






Lajmet e funditTë rëndomta