Shpallje sportisteve shqiptar në Maqedoni do të bëhet me 6 janar ,
këtë e ka bërë të njohur kryetari i komisionit për zgjedhje Prof Dr. Bexhet Toçi “Duke marrë para sysh se të gjitha përgatitjet janë bërë sipas dinamikës së paraparë, vendosëm që ky manifestim kulturo sportiv të mbahet me datën 6 janar në Tetovë.
Bartës i këtij manifestimi do të jenë komunat si ajo e Tetovës dhe Gostivarit, në bashkëpunim me Ligën shqiptare të futbollit në Austri dhe në organizim teknik të SH.K.A. Studenti dhe me mediumet redaksitë e sportit Propozimet kanë ardhur në emalin ( Kjo adresë e-maili është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni javascript për ta parë atë ) që e kemi publikuar para afro 1 muaj dhe shpresojmë se komisioni do të bëjë përzgjedhjen e më të mirëve”.
Pra, do të shpallen Yjet e sportit për vitin 2011 në bazë ë të rezultateve të arritura, ekipet më të suksesshme, trajnerit që kanë pasur sukses më të madh me klubet e tyre , garues nga gjitha sportet, punëtor sportiv, shpresa të sportit, gjyqtar, mediume dhe gazetar të sportit.
Në këtë manifestim prite të jenë pjesëmarrës të gjithë përfaqësuesit në Federatat përkatëse , aktivist të sporti, drejtues të klubeve dhe veteran të sportit
“Publikisht ftojmë të gjithë përfaqësuesit shqiptar në Federatat përkatëse që të jenë pjesëmarrës në këtë manifestim kulturo sportiv që do ët mbahet me 6 janar” tha prof. Bexhet Toçi.
Kryetari i komisionit ka bërë një ftesë të hapur për të gjitha mediumet elektronike dhe ato të shkruara që të marrin pjesë në këtë aktivitet kulturo-sportiv.
Për në fund duhet të theksojmë se LAUREAT i sportit shqiptar në Maqedoni për vitin 2010 ishte kampioni europian në boksin profesional Nuri Seferi.
Manifesti edhe kësaj radhe do të zhvillohet falë përkrahjes së madhe që i jep sportit dhe aktiviteteve sportive komuna e Tetovës dhe kryetari i saj Prof.Dr. Sadi Bexheti. Sinan Shabani - Yllpress



