MER06192013

Perditesimi i fundit03:30:13 MD

Back Kulturë Kulture 'Trash Project' në Tetovë

'Trash Project' në Tetovë

  • PDF

 “Trash project” është projekti i radhës i organizuar dhe plotësisht i mbështetur nga ana e Qendrës për Bashkëpunim Ballkanik LOJA, projekti do të prezentohet më 6 korik 2012, në qendër të qytetit të Tetovës, më saktësisht në sheshin Iliria, nga ora 09:00 e mëngjesit der ora 21:00. Bëhet fjalë për iniciativë të të rinjëve të qytetit, në lidhje me ngritjen e vetëdijes për rëndësië e kujdesit ekologjik, duke e shprehur atë përmes një instalacioni artistik.


Vullnetarë të qendrës LOJA, të indinjuar nga papastërtitë dhe moskujdesi ndaj ambientit në qytetin tonë bashkërisht  formuan një grup punues dhe ato mebturina që cdo ditë u’a pengonin rrugën gjatë shëtitjeve të tyre të pasdites, ti mbledin bashkërisht dhe ti zhvedosin nga rrjedha e lumit Shkumbin, në qendër të qytetit. Ato mbeturina janë cdo ditë në cdo skaj prezente por ky instalacion artistik me mesazh ekologjik në vete, vetëm se dëshiron që ti bëjë më të dukshme dhe të vetëdijësoj rrethin për mundësitë e ripërdorimit të të njejtave.
Ka gati tre muaj që punohet në këtë projekt, dhe i njejti vlerësohet më nota të larta nga ana e QBB LOJA, që më së shumti njihen më punën e tyre ne arsim dhe kulturë, por pa ambient të pastërt dhe shoqëri të shëndosh në kuptimin shëndetësor, nuk mund të flasim për tema të tjera të cilës do sferë.
Andaj për të alarmuar bashkqytetarët e tyre të Tetovës, dhe për të qenë kjo nismë që nga Tetova dhe të vazhdohet si praktikë edhe në qytete të tjera, edhe materialet propaganduese, sic janë broshurat që do shpërndahen janë të bëra nga letra e recikluar.
Urdhëroni në sheshin “Iliria” dhe vërtetohuni edhe juve se si nga ato mbeturina që neve i konsiderojmë të vogla kur i hedhim skajeve të qytetit, e jo në vende të caktuara mund të ndërtohet edhe një dhomë ndenje e plotë, edhe atë bashkë me kuzhinë.  Ndoshta këta mjete dikuj do ia përmirësonin jetën edhe pse janë të përdorura, mendojeni njiher para se ti hidhni tek e fundit natyra është shtëpija jonë.



Lajmet e funditTë rëndomta