MER05222013

Perditesimi i fundit08:14:35 MD

Back Lajme Maqedoni Bajrami: Ekstremizmi kërcënon rendin demokratik

Bajrami: Ekstremizmi kërcënon rendin demokratik

  • PDF

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Xhelal Bajrami ka deklaruar se “ekstremizmit të dhunshëm duhet t’i kushtohet shumë kujdes dhe ai duhet të luftohet sistematikisht pasi në raste të caktuara mund të çojë në terrorizëm dhe të kërcënoj rendin demokratik të një shteti".

 

Ai këtë e deklaroi gjatë një seminari për ekstremizmin e dhunshëm.

Numri dy i MPB-së Bajrami theksoi se “celulë potenciale ekstremizmi mund të llogariten edhe grupimet e personave të rinj, emigrantët dhe pjesëtarët e pakicave”.

“Duhet të kihet parasysh se në kushte të dinamizmit, globalizimit të proceseve, lidhshmëria e ekstremizmit me terrorizmin, me radikalizmin fetar dhe me nacionalizmin paraqet kërcënim shtesë dhe shumë serioz i cili i tejkalon kornizat nacionale dhe merr dimensione ndërkombëtare”, ka thënë Bajrami.
 
Nga ana tjetër ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni Poll Uolers tha se ekstremizmi apo terrorizmi nuk mund të luftohet vetëm, por duhet të krijohen rrjete bashkëpunimi mes shteteve të rajonit.




Lajmet e funditTë rëndomta