MER06192013

Perditesimi i fundit10:19:31 PD

Back Lajme Maqedoni BDI kërkon Llogari për Brodecin, PDSH për Harun Aliun

BDI kërkon Llogari për Brodecin, PDSH për Harun Aliun

  • PDF

“Ju parapëlqeni të keni mundësin e një Brodeci të ri...”, akuzoi Talat Xhaferi. “...ti duhet të japësh përgjigje si u vra Tahir Sinani, si u vra Harun Aliu”, u kundërpërgjigj Bekim Fazliu
Përplasje e ashpër mes deputetëve të BDI-së dhe PDSH-së ka ndodhur të martën në Parlament gjatë debatit rreth propozim ligjit për procedurë penale.

Pushteti kërkoi prolongimin e zbatimit të ligjit në fjalë për dy vite, por kjo kundërshtua nga deputetet e opozitës. Deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu tha se prolongimi ka për qëllim keqpërdorimin e ligjit kundër atyre që kanë mendim ndryshe nga qeveria dhe shumica parlamentare. Ky qëndrim i tij nxiti reagimin e koordinatorit të grupit parlamentarë të BDI-së Takat Xhaferi i cili tha se PDSH ka për qëllim të mbajë nën kontroll policinë e me këtë edhe veprimet e saja. “Ju parapëlqeni të keni mundësin e një Brodeci të ri, ju parapëlqeni të keni mundësinë e një Odri të ri, ju parapëlqeni të keni mundësin e një Gostivari të ri të vrasjes së të riut nga Saraji. Pse? Sepse mendoni përmes kontrollit të policisë të mbani nën kontroll edhe veprimet që i keni bë ose që mendon ti bëni. Kjo është pra arsye për të cilën nuk e mbështetni”, tha Xhaferi. Kundërpërgjigja e Fazliut ishte se  Xhaferi ëhstë mik i afërt me Mijallkovin.
“ Sasho Mijallkovi të tha kështu të flasësh? A e din se çka propozohet me këtë ligj? Të shtyhet që hetuesin ta ketë prokuroria publike. Për dy vjet të shtyhet që hetuesinë ta kontrollon Sasho Mijallkovi, shoku jot i ngushtë. Kjo propozohet me këtë propozim ligj dhe pikërisht për këtë ne nuk e përkrahim këtë propozim ligj. A sa për të tjerat ti duhet të japësh përgjigje si u vra Tahir Sinani, si u vra Harun Aliu. Ti dhe partia jote duhet të jepni përgjigje se si lejuat që të maltretohen nënat dhe motrat shqiptare në aksionin e fundit ‘Monstër’”, tha Fazliu. /lajmpress/



Lajmet e funditTë rëndomta