SHT05252013

Perditesimi i fundit06:48:50 MD

Back Lajme Maqedoni Besimi i "jep" 1 milion funta, atij që e di se si prishet kurora mes BDI-së dhe VMRO-së?

Besimi i "jep" 1 milion funta, atij që e di se si prishet kurora mes BDI-së dhe VMRO-së?

  • PDF

Në një intervistë në emsionion "Rruga Drejtë", Ministri i Mbrojtes, Fatmir Besimi nxori në pah pikëpamjet e tij lidhur me mos anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, dhe të asaj se si do të vazhdojë më tej politikbërja e partisë së tij, edhe përskaj asaj që vendi ngeli jashtë NATO-s.

 

Besimi mendon se është gabim të tërhiqen trupat e Maqedonisë, nga ato vende ku Maqedonia ka çuar trupa ushtarake për alenacën e NATO-s.

“Çdo kush që mendon se tani ne do ti përgjigjemi NATO-s me tërheqjen e trupave e ka shumë gabim. E përsërisë shumë gabim, për shkak se Maqedonia njëherë e përgjithmonë ta ketë të qartë se cili është vizioni, rrugëtimi i saj. Vlera kryesore e NATO-s është të promovoje paqen, stabilitetin dhe sigurinë në nivel global. Prandaj them që Maqedonia nuk ka alternativ veç NATO-s”, tha Fatmir Besimi.

Më pas ai tha se koalicioni VMRO-BDI, nuk mund të luhatet lehtë. Kështu, Fatmir Besimi është i gatshëm ti "japë" një milion funta atij që mund ti përgjigjet pyetjes- a ka diçka që mund ta prish kurorën mes BDI-së dhe VMRO-së?, sepse kësaj pyetje ministri Besimi i është përgjigjur, - kjo është pyetje për një milion funta!

Nëse një ministër i BDI-së, i "jep" një milion funta për të gjetur përgjigjen e pyetjes - a ka diçka që mund ta prish kurorën e mes BDI-së dhe VMRO-së?, sa milion funta duhet të japim ne të "tjerët", që nuk jemi pjesë e hirearkisë shtetërore, për ti gjetur përgjigjet që duhet ti dinë ata, të cilët na përfaqësojnë, e që fatkeqësisht del që nuk i dinë!/almakos-tetova1




Lajmet e funditTë rëndomta