Dyshimi është ngritur nga disa prindër të shkollave të mesme shqipe, të cilët kanë kërkuar që Inspektoratet e Ministrisë së Arsimit dhe drejtpërdrejt ministri Pançe Kralev dhe zëvendësministri Safet Neziri të interesohen dhe të ngrisin komisione mbi hetimin e organizimeve të ekskursioneve, ku janë shfaqur dyshime për keqpërdorime financiare dhe mundësinë e vjedhjeve të organizuara.
Nëpërmes një kërkese nga disa prindër kërkohet që të hetohen dyshimet lidhur me organizimin e këtyre ekskursioneve. "Nxënësit kanë paguar nga 120 euro për tre netë në Shqipëri. Gjitha harxhimet ishin të hequra, por në bazë të vlerësimeve tona dhe kontakteve me hotele në Shqipëri dhe agjencitë e udhëtimeve, kjo shifër del se është shumë e lartë. Andaj kërkojmë hollësi dhe apelojmë që ministria e Arsimit të ndërmarrë hetime dhe të zbulojë mundësinë e manipulimeve", thekson një prindër i ankuar.
Së fundi ekskursione të tilla janë organizuar nëpër disa qytete të vendit si në Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Dibër, etj.
(INA-tetova1)


