MAR06182013

Perditesimi i fundit09:50:18 MD

Back Lajme Maqedoni Në afërsi të Shkupit gjenden trupat e 5 personave të vrarë (e plotësuar)

Në afërsi të Shkupit gjenden trupat e 5 personave të vrarë (e plotësuar)

  • PDF

(23:30 ) Grupe të rinjsh maqedonas kanë bllokuar sonte rrugën në lagjen Draçevë të Shkupit që lidh fshatrat shqiptare të Karshiakës, informon INA. Bllokada është vendosur në një lokacion kyç nga i cili nuk mund

të depërtohet drejt fshatrave të komunës së Studeniçanit.

Banorët shqiptarë janë shqetësuar kur kanë parë turmën prej rreth 100 vetave që kishte bllokuar rrugën dhe se ata me shpejtësi janë drejtuar me makinat e tyre në drejtim të Shkupit. 

“Ne kemi parë grumbullin e njerëzve dhe menjëherë akoma pa u afruar kemi braktisur vendin e ngjarjes, për të evituar ndonjë incident”, theksoi një banorë i Studeniçanit për agjencinë e lajmeve INA.
Edhe kryetari i komunës së Studeniçanit, Fati Iseni është informuar për ngjarjen dhe ka pranuar shqetësimet e banorëve.
Ai ka kërkuar nga stacioni policor në Draçevë që të zhbllokohet rruga dhe të krijohet lëvizja e lirë për qytetarët e kësaj zone. Jozyrtarisht mësohet se maqedonasit në Draçevë kanë vendosur barrikada në shenjë solidarizimi me ata të Radishanit për të kërkuar zbardhjen urgjente të vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc.
..................................................

Maqedonasit bllokojnë autostradën

(18:10)

Prani e shtuar e grupeve të revoltuar të maqedonasve vërehet edhe në qarkoren lidhëse që lidh Kumanovën me Tetovën. Grupe të të rinjve dhe qytetarë kanë dalur të pranishëm në autostradë në qarkoren dhe udhëkryqin nën urën që [on drejt fshatit Luboten,

Radishan dhe në anën tjetër drejt Butelit.Lëvizja në këtë zonë është e rrezikuar, pasi që në këtë aks rrugor udhëtohet edhe drejt Tetovës dhe Kosovës. (INA)

...................................................................................................

30 persona të ndaluar për vrasjen e pesfishtë

16:20


Rreth 30 persona po mbahen nga organet policore të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në fshatin Smilkovc të komunës Butel të Shkupit. Kjo bëhet e ditur nga ana e ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, në një komunikim të saj me gazetarët lidhur me detajet mbi vrasjen.
Jankullovska ka theksuar se njësitet policore janë në terren dhe se po ruajnë rendin dhe qetësinë.
Sipas saj, MPB apelon për qetësi dhe mos tensionim të situatës nga ana e banorëve, dhe shmangien e dezinformatave të ndryshme.
Ministrja e MPB ka njoftuar se katër vetura janë sulmuar me gurë, si dhe dy autobusë të linjës që çon drejt fshatit Luboten të Shkupit, ndërsa ka pasur tentime edhe për dëmtimin e pronës private. është informuar gjithashtu edhe për tentimin për të sulmuar një ekip të gazetarëve.

 ...................................................................................................

Në Radishan tensione, në Lubeten situatë e qetë

15:20

Sipas burimeve të portalit “Zhurnal” nga lagjja Radishan, gjendja në këtë vendbanim është tejet e tensionuar. Grupe të rinjsh maqedonas thuhet se po qarkullojnë të organizuar nëpër mëhallët shqiptare dhe po demolojnë veturat e banorëve, ndërsa të dëmtuara janë edhe disa shtëpi. Gjendje e tensionuar mbretëron sidomos në mëhallën ku ndodhet stacioni i fundit i autobusit nr. 57. 

“Ne jemi në Radishani në afërsi të autostradës që çon për Kumanovë. Kemi parë dy grupe të maqedonasve të organizuara nga 15-20 vetë, të cilët kanë thyer disa vetura tona dhe kanë goditur dyert e shtëpive. Ne kemi kërkuar nga policia të sillen përforcime, por deri më tani nuk ka asgjë, sepse ata si duket janë koncentruar në rrugën për në Rashtak”, thotë një banor shqiptar i Radishanit, emri i të cilit është i njohur për redaksinë.
Ndërkohë, kryetari i Bashkësisë Lokale të Lubetenit, Baki Alimi, ka informuar gjithashtu se disa shtëpi të pronarëve shqiptarë në hyrje të këtij fshati janë në rrezik.
“Ne kemi kontaktuar me banorët e atyre shtëpive dhe kanë pohuar se situata është e tensionuar. Në fshatin Lubeten deri më tani është qetë, por i kemi apeluar qytetarët që të mos dalin në rrugë dhe të mos shkojnë rrugës për në Butel. Ne apelojmë tek të gjithë banorët e Lubetenit dhe të Radishanit që të mos bien pre e provokimeve, por kuptohet se nuk do të lejojmë që edhe të cenohet prona e asnjë shqiptari”, tha Alimi. (F.K)

...................................................................................................

Banorët e Radishanit i djegin vilën një shqiptari

14:10

Banorët e Radishanit kanë djegur vilen e një qytetari shqiptar të locuar në afërsi të kësaj lagje. Portali “Zhurnal” ka verifikuar rastin përmes burimeve të saj, të cilat bëjnë të ditur se vila është në pronësi të një shqiptari nga lagjja Gazi Babë.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se ende nuk janë në dijeni të rastit.

...................................................................................................

Banorët maqedonas të Radishanit dhe fshatrave përreth bllokojnë Lubotenin 

13:05

Banorët maqedonas të Radishanit dhe fshatrave përreth kanë bllokuar fshatin Luboten dhe nuk lejojn hyrje daljet në këtë fshatë shqiptarë. Raportohen se banorët maqedonas kanë sulmuar me gurë një shtëpi dhe kanë thyerë dy vetura. Policia është në teren dhe thotë se e ka nën kontrollë situatën. Banorët shqiptarë të Lubotenit janë të shetësuar për situatën e krijuar. E gjithë kjo pason pas lajmit për vrasjen e 5 personave mbrëmjen e djeshme në afërsi të këtyre vendbanimeve.

...................................................................................................

МPB apelon të ndërpriten spekulimet rreth vrasjes së mbrëmshme


MPB ka apeluar mediave dhe opinionit të gjërë të përmbahen dhe mos bien pre e spekulimeve lidhur me vrasjen e mbrëmshme të 5 personave në afërsi të Shkupit. E gjithë kjo pasi mediat maqedonase në vend ende pa u ditur motivet e vrasjes kanë dal me tituj tmerrues në kurrizë të shqiptarëeve duke i paraqitur ata si vrasës të 5 personave të gjetur në afërsi të liqenit të Hekuranës

...................................................................................................

MPB me versionin e parë për vrasjen e pesëfishtë

MPB ka dalur me informacionet e para zyrtare lidhur me vrasjen e pesëfishtë në fshatin liqenin pranë fshatit Smilkovc të Shkupit.
"Më 12.04. 2012, rreth orës 22.30 nga ana e peshkatarëve në afërsi të liqenit tek fshati Smilkovc janë gjetur pesë trupa të pajetë. Në vendin e ngjarjes janë regjistruar gëzhoja të armëve të zjarrit, gjurmë gjaku si dhe plagë të dukshme nëpër trupin e viktimave. Për ngjarjen është informuar Gjykatësi hetues dhe prokurori publik, me urdhër të të cilëve trupat e pajetë janë dorëzuar për obduksion", thuhet në njoftimin e MPB lëshuar për mediat. Më tej nënvizohet se, sipas njohurive të para, katër personat janë në moshën rreth të 20-ve, ndërsa njëri nga viktimat rreth 40 vjet. Nga ana e SPB-së në Shkup po vijojnë masat për vërtetimin e identitetit të personave të vrarë, motivet dhe zbardhja e plotë e vrasjes", thuhet nga MPB, duke paralajmëruar detaje plotësuese pas kryerjes së ekspertizës nga organet hetuese.

...................................................................................................

Në afërsi të Shkupit gjenden trupat e 5 personave të vrarë

09:09 (13.04.2012)

Nga popullata maqedone që mbrëmë ishin tubuar te vendi i vrasjes, në mënyrë indirekte akuzohen shqiptarët për këto vrasje. Ata bënin lidhjen e kësaj ngjarje me incidentin para një muaji që ndodhi në autobus ku u rrahën dhe maltretuan nxënësit shqiptarë.  Për më shumë shikojeni videon më poshtë.

...................................................................................................

07: 14 - Ministria e Punëve të Brendshme akoma nuk ka dhënë informacione mbi tragjedinë që ka ndodhur në rrethin e fshatit Smilkovcë, vetëm disa kilometra larg kryeqytetit. 

Nga MPB kanë paralajmëruar se sot do të japin hollësi mbi tragjedinë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmë të gjakut dhe gëzhoja të plumbave pranë trupave të viktimave. Trupat e pajetë u gjetën rreth orës 22.00 nga ana e peshkatarëve. Jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për të persona të rinj të komunitetit maqedonas.

...................................................................................................

13.04.2012
01:03
Pesë persona të vrarë të nacionalitetit maqedon janë gjetur mbrëmë në afërsi të Liqenit të Hekuranës në periferi të Shkupit. Sipas informacioneve nga rrjetet sociale dhe portale maqedonase, viktimat janë të moshës rreth 20 vjeç. Ata të gjithë ishin peshkatarë dhe shpeshherë qëndronin për peshkim në këtë zonë. Njëri prej tyre është nga fshati Creshevë, ndërsa të tjerët siç thuhet nga lagjet Butel dhe Radishan.
Ata rreth orës 18.30 ishin nisur për peshkim pranë liqenit të Smilkovës. Banorët mbrëmë kanë qenë të revoltuar, pasi që sipas tyre, nuk po ndjehen të sigurtë.
Banorët e Creshevës kanë theksuar për portalin pres24 se mes të vrarëve është edhe Borçe Qato, një peshkatar i rregullt në këtë liqen, për të cilin thuhet se ka qenë familjar dhe person i qetë. Ata kishin njohur makinën e tij të parkuar në afërsi të liqenit. Banorët e zonës kanë theksuar se në këtë territor shpeshherë janë dëgjuar të shtëna armësh.



Lajmet e funditTë rëndomta