Disa nga anëtarët e familjes së tij të mërkurën janë paraqitur në zyrën e Avokatit të Popullit për të kërkuar ndihmë, duke qenë të mendimit se familjarit të tyre u janë shkelur të drejtat elementare.
Familja e Haki Azirit, i cili u mbajt i mbyllur nga policia, ankohet se 29-vjeçari për pesë ditë është mbajtur i mbyllur nga ana e organeve të rendit.
"Masat që do të merren nga ana jonë do të fokusohen në mënyrën e arrestimit, më saktë nëse i arrestuari është privuar nga liria konform rregullave dhe si u veprua me të gjatë marrjes në pyetje. Është herët të flasim për epilogun e masave që janë duke u marrë nga ana jonë, por është me rëndësi të theksohet se zyra e Avokatit të Popullit gjatë periudhës në vijim, duhet të konstatoj nëse personi, emri i të cilit ditëve të fundit është gjetur nëpër mediat, është arrestuar në mënyrë kundërligjore dhe si është trajtuar gjatë marrjes në pyetje në stacionet e policisë. Meqenëse çështja në fjalë është tepër komplekse, ne kemi nevojë për një periudhë pak më të gjatë, gjatë të cilës do të kryhen hetime gjithëpërfshirëse", tha Ixhet Memeti, Avokati i Popullit, i cili nuk ka mundur të jap mendim lidhur me operacionin "Mostra".


