DIE05192013

Perditesimi i fundit10:13:08 MD

Back Lajme Maqedoni Organizatat shqiptaro – amerikane takim për shqiptarët në Maqedoni

Organizatat shqiptaro – amerikane takim për shqiptarët në Maqedoni

  • PDF

Organizata dhe komunitetet shqiptaro – amerikane në SHBA nën udhëheqjen e LQSHA-së së ish-kongresistit Joe DioGuardi në një takim dje në Nju Jork kanë diskutuar mbi situatën e shqiptarëve në Maqedoni.

Ish-kongresisti DioGuardi në një deklaratë për INA nënvizoi se përfaqësuesit e komuniteteve nga Nju Jorku, Illionis, Wiscons, Nju Xhersi, Connecticut, Teksas janë takuar për një marrëveshje për strategji dhe platformë të përbashkët për çështjen shqiptare në Maqedoni dhe ndërprerjen e represionit të vazhdueshëm të shqiptarëve nga Qeveria shumicë e kontrolluar nga siç tha ai nga sllavo-maqedonasit.
Sipas tij, përfaqësuesit e caktuar në Shkup po zhvillojnë takime dhe negociata në Maqedoni me spektrin politik shqiptar për të ndjekur në kohë zhvillimet dhe për të bashkërenduar aktivitetet.
Në grupin e përfaqësuesve të Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane (LQSHA) kanë marrë pjesë Joe DioGuardi, Agim Aliçkaj, Zef Balaj, Sami Jonuzi dhe Gjergj Dedvukaj.
Nga Fondi i Shoqatave Shqiptare nga Paterson – Nju Xhersi kanë marrë pjesë: Ramazan Veliu, Kalosh Sela, Edip Ramadani, Lirim Kaba dhe Ajri Hoxha.
Nga Komuniteti i Shqiptarëve të Waterbury CT kanë qenë Fluterim Rizvani dhe Agim Ismaili.
Nga Komuniteti i Shqiptarëve të Illionis dhe Wiskons ka marrë pjesë Xhevat Sherifi kryetar i Komunitetit shqiptaro – amerikan të Illionisit, por i autorizuar edhe për Wiskons. Në këtë takim gjithashtu ka qenë i pranishëm edhe Rexhep Alili nga Atlantik City, NJ, i njohur edhe si anëtarë i LQSHA.
Komuniteti siç thuhet ka diskutuar për zhvillimet në Maqedoni dhe situatën e krijuar pas Samitit të Çikagos. Gjithashtu në këtë takim janë shprehur ngushëllimet deri tek familjet, Qeveria shqiptare dhe të gjitha palët në Shqipëri e trevat tjera për tragjedinë e Himarës. (Skender Karaqica/tetova1)




Lajmet e funditTë rëndomta