SHT05252013

Perditesimi i fundit07:34:33 MD

Back Lajme Maqedoni Protestat-Gruevski: Të ruhet bashkëjetesa

Protestat-Gruevski: Të ruhet bashkëjetesa

  • PDF

Kryeministri Nikolla Gruesvki, njëjtë si presidenti Ivanov komentuan paralajmërimet për protesta të premten dhe të shtunën në Shkup. Gruevski tha se çdo kush ka të drejtë të protestojë, por secili duhet të bartë përgjegjësi personale.

Kryeministri u bëri apel atyre që do të protestojnë që të kenë parasysh bashkëjetesën dhe tolerancën ndër-fetare.

"Çdo kush që proteston duhet të ketë kujdes në përgjegjësinë e tij pasi jeton në një shoqëri demokratike dhe duhet të ketë kujdes të mos bie pre e manipulimeve ose ndonjë agjende të huaj. Maqedonia është shtet multi-etnik, multi-fetar, multi-konfesional, jetojmë bashkë dhe do të vazhdojmë të jetojmë bashkë. Duhet të mendohet edhe për ditën pas, kështu që i bëj apel protestuesve të ditës së nesërme, duke shprehur mendimin e tyre për atë për cilën protestojnë, të kenë kujdes në përgjegjësin e tyre personale", deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër i Maqedonisë.

I pyetur për gjendjen e sigurisë në vend, pas aksionit policor ‘Monstrum’, numri një i ekzekutivit Gruevski, tha se policia është duke e mbajtur gjendjen nën kontroll.

"Për të do të bisedoni edhe me ministren e punëve të brendshme, por kryesorja punët po vëzhgohen", u shpreh Nikolla Gruevski, kryeministër i Maqedonisë.

Për të premten në rrjetet sociale janë paralajmëruar protesta në të gjitha qytetet e banuara me shqiptarë duke filluar nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Dibra e Struga, për të shprehur revoltën ndaj arrestimit të shqiptarëve të pafajshëm. Protestat parashihen të fillojnë pas faljes së namazit të xhumasë në ora 13:30. Ndërkohë për një ditë më vonë, për ditën e shtunë janë paralajmëruar gjithashtu anti - protesta nga qytetarë maqedonas. Alsat-M




Lajmet e funditTë rëndomta