MER06192013

Perditesimi i fundit10:18:11 MD

Back Lajme Maqedoni Teuta Arifi i beson shumë sinqeritetit të Nikolla Gruevskit

Teuta Arifi i beson shumë sinqeritetit të Nikolla Gruevskit

  • PDF

Në emisionin e fundit "Në qendër", të Vasko Eftovit një ndër të ftuarat kryesore ishte Teuta Arifi që aktualisht është zëvendës ministre për Euro - Integrime. Teuta Arifi, përndryshe ishte e njohur si një kundërshtare e hapur e kryeministrit Gruevski në kolumnat e saj të mëparshme.

Por, pas marrjes së postit që ka "avokate" e mirë e kryeministrit, në këtë emsion thujase vetëm sa përsëriti refrenin e BDI-së, që tani me e kanë mësuar pëmendësh shqiptarët, e që ka të bëjë me "seriozitetin" e partisë që ajo përfaqëson.

Pra Teuta Arifi që udhëheqë një resor, të cilin Eftovi e vlerëson si "të udhëheqësh një pishinë, në kohë dimri ku askush nuk lahet", u mundua të arsyetoj të pambrojtshmen - politikën anti-perendimore të Qeverisë aktuale ku pjesë bënë edhe BDI-ja.

Eftovi pyeti Teuta Arifin "të gjithë menduan se ju do ja thyeni "kurrizin" Gruevskit?". Arifi u përgjigj "unë jam e vetëdijshme se unë kamë vënë standarde të larta, e di se njerëzit presin shumë gjëra të bëjmë jo veç nga un por edhe nga politikanët tjerët. Me aq sa kemi mundur, kemi realizuar në maksikumim qëllimet tona, dhe i kuptojë kritikat e njerëzve që presin më shumë nga unë dhe nga partia ime."

Teuta Arifi mendon se BDI-ja, nuk është parti që harxhohet lehtë ashtu siç mendojnë disa.

"Unë jam më shum se e bindur, se çdokush që mendonë se aqë lehtë mund të harxhohet BDI-ja si parti gënjëhet, ne tregojmë se jemi përgjegjës për gjërat që bëjmë".

Përderisa 88% e shqiptarëve mendojnë se kjo Qeveri, Maqedoninë e çon në kahë të gabuar, Arifi mendon se "BDI, është i vetëdijshëm për rrezikun që ka marë hapa të rëndësishme mbi supe, përderisa eventualisht e shohim se kemi probleme serioze ne sigurishtë se do ta diksujtojme, dhe do ta shohim se çka do bëjmë në hapat e mëtutjeshme që do ti marim".

Arifi gjithashtu mendon se çdokush që publikisht thotë që Maqedonia duhet të jetë pjese e euro integrimeve, i thotë gjërat sinqerisht, përfshirë këtu edhe Nikolla Gruevskin.

"Unë besoj që çdokush që deklaron se Maqedoninë do të çojë në NATO e BE, mendojë se ato janë deklarime të sinqerta" - tha Arifi.

Përndryshe Teuta Arfi karrirën e saj politike nuk e ka filliuar ashtu siç shprehet në këtë emsion - në qeverinë e Gruevskit - por në qeveritë e Cërvenkovskit. Por siç duket Gruevski më drejtë ia lexoi ambiciet e saj si dhe afinitetin e trashëguar përderisa ishte aktiviste e OJQ-ve, që të shëtiste nëpër konferenca ndërkombëtare. Kështu që sot Teuta shëtitë nga një konferenë në tjetrën. Kjo mund të thuhet se ajo ia doli veten ta "fut" në Evrop por mbeti e paqartë, se ku BDI-ja i futi shqiptarët! Madje disa qëllim këqinjë thonë: se Tetuta Arifi shëtit nga një konferencë në tjetrën thuajse është duke shkuar nëpër "kanagjegje". /almakos-tetova1



Lajmet e funditTë rëndomta