MER06192013

Perditesimi i fundit10:18:11 MD

Back Lajme Maqedoni Varfëria, çdo muaj e më keq

Varfëria, çdo muaj e më keq

  • PDF

Paga e tanishme mesatare prej rreth 350 euro është e pamjaftueshme për një jetë normale të një familje në Maqedoni. Ekspertët ekonomik janë të mendimit se për këtë standard me çmime gjithnjë e në rritje, nevojitet që paga mesatare duhet të jetë së paku mbi 500 euro.

Madje, për t’i mbuluar harxhimet elementare për një muaj, nevojiten dy paga të tanishme mesatare. “Për një jetë me kushte normale në Maqedoni një familjeje katër anëtarësh i duhen më shumë se 500 euro. Bazuar në bazë të statistikave nga janari i vitit të kaluar e deri më sot, kemi rritje të çmimeve deri më 30 për qind. E gjithë kjo ka ndikuar që vetëm 10 për qind e njerëzve në Maqedoni të jetojnë në kushte optimale, ndërsa 1 deri 2 % vlerësohen si të pasur, ndërsa të gjithë të tjerët jetojnë në kufirin e varfërisë”, thotë Besnik Fetahu, profesori i ekonomisë në Universitetin e Evropës Juglindore. Ai thekson se vitet e fundit megjithëse parametrat ekonomik në letër tregojnë rritje, jeta reale është bërë shumë e vështirë për familjet në Maqedoni.
“Parametrat ekonomik vazhdimisht po shënojnë rritje, por kjo ndodh vetëm në letër. Realiteti është ndryshe sepse qytetarët vazhdojnë të ankohen se dita-ditës po bëhen edhe më të varfër. Hulumtimet për gjendjen sociale në Maqedoni të bërë nga institucionet statistikore të huaja tregojnë se 53.6% e familjeve jetojnë më keq se sa vitin 2010, ndërsa 34.8% e tyre kanë mbetur me kushte të njëjta. Vetëm 7.5% e të gjithë banorëve sipas këtij hulumtimi beson se jeton më mirë se sa përpara”, thotë Fetahu. Ndërkohë eksperti tjetër ekonomik dhe njëkohësisht deputet i RDK-së në Parlament, Izet Zeqiri, duke patur parasysh shtrenjtimit e viteve të fundit, mund të shohim se njerëzit i blejnë vetëm artikujt themelor për ushqim. “Po të bësh krahasimin e produkteve ushqimore ditore të cilat para dy viteve kanë qenë 400 denarë për një familje katër anëtarësh dhe nëse për pazarin ditor në vitin 2010 për 18 artikuj ushqimore familja ka shpenzuar 59 për qind të ardhurave mujore, gjatë vitit 2011 këto harxhime kanë kaluar 78 për qind të të ardhurave, që do të thotë se njerëzit tanimë blejnë vetëm ato gjëra që janë themelore për jetesë”, thotë Zeqiri. Ai është është skeptik sa i përket të dhënave statistikore se katër vitet e fundit kemi rritje ekonomike dhe se qytetarët kanë mirëqenie të mirë sociale. “Edhe pse në Maqedoni të dhënat statistikore tregojnë rritje ekonomike, megjithatë gjendja faktike sociale ekonomike e njerëzve në Maqedoni tregon për një varfëri të skajshme, që është shumë larg të dhënave statistikore”, thotë Zeqiri. Ai thotë se qytetarët e Maqedonisë janë nën pragun varfërisë, duke e argumentuar këtë me faktin se këto vitet e fundit, rritja ekonomike ka qenë nën 5 për qind, që nënkupton se mbulohen të dalat nga buxheti. Nga ana tjetër, ai thotë se numri i të papunëve ka shkuar mbi 300 mijë, që tregon varfëri të skajshme. “Shifrat që publikohen nga Enti statistikor janë shumë kontradiktore me gjendjen faktike dhe reale të standardit jetësor. Kur kemi rritje ekonomike, është e logjikshëm të kemi edhe rritje të kapacitetit blerës të qytetarëve tanë. Mirëpo në realitet nuk ndodhë kështu, por përkundrazi varfëria është prezentë në çdo të tretën familje në Maqedoni”, thotë Zeqiri. Të dhënat e fundit të entit statistikor gjithashtu flasin se krahasuar me indeksin e çmimeve me pakicë në prill të vitit të kaluar me të njëjtin muaj të këtij viti kemi rritje prej 3.2 për qind, ndërsa në indeksin e shportës së konsumit po ashtu kemi rritje prej 2.2 për qind.
Zejnulla VESELI/KOHA



Lajmet e funditTë rëndomta