MER06192013

Perditesimi i fundit10:18:11 MD

Back Opinion Opinion Jetësoni platformën, por na lini të qetë

Jetësoni platformën, por na lini të qetë

  • PDF

Burhan SEFERI

Tentimet e partisë shqiptare në qeveri për të treguar se po kujdeset për interesat e popullit shqiptar, janë tentime të kota dhe qesharake.

Duket se protestat që u bënë nga ana e popullit, që erdhën si pasojë e pakënaqësisë që kanë ndaj partisë shqiptare në qeveri, ua kanë tremb syrin, andaj edhe realizojnë mbledhje të ndryshime partiake për të treguar se gjithçka është në rregull, e gjithë kësaj i thuhet ashtu siç i thuhet gënjeshtarit: “Nuk hidhërohem pse më gënjen, por hidhërohem pse mendon se të besojë”.

Pastaj, pa fare turpi, për të treguar se janë në rrugën e suksesit dhe se po e realizojnë plan programin e tyre, dalin dhe lavdërohen se po e jetësojnë platformën e tyre. Pas ndodhive të fundit, siç duket, në platformën e kësaj partie, edhe pse nuk e kam lexuar e as që e kam ndërmend ta bëjë këtë, sepse realiteti është shumë më i ëmbël se shkrimi në letrën që hidhet, thuhet se koha është të nënçmohen, të burgosen dhe të vriten shqiptarët, këtë nuk e pranojnë, por e vërteta është kjo.

Jetësimi i platformës së tyre tregohet në rrugët ku jetojnë shqiptarët, punësimet e tyre dhe në entin social, sa maqedonas dhe sa shqiptar janë të regjistruar atje. Neve, na mjafton që të hyjmë në lagjen e Shkupit, e quajtur “Gazibabë”, për të treguar se a po jetësohet platforma e rrejshme e tyre apo jo, e pastaj duhet të mbahet mbledhje. Populli shqiptar, është i lodhur duke u lavdëruar me gjuhën shqipe dhe Skënderbeun, fundi fundit, barkun nuk e ushqen përmendorja, e nënçmimin nuk e duron as gjuha shqipe.

Gjendja e rëndë ekonomike e shqiptarëve, ishte një ndër arsyet që i nxori ata në protestat e javës së kaluar, gjendje kjo që nuk besoj se mund të përshkruhet në libër, qoftë ky libër voluminoz. Populli jonë në varfërinë dhe kushtet e tyre, janë të barabartë me romët, dallimi mes neve dhe romëve është se atyre ju mungon diçka që ne e kemi, një përmendore, që nuk besoj se as përfaqësuesi i tyre në parlament do të lavdërohet aq sa jeni lavdëruar ju me atë përmendore. Popullit i ka ardhur deri te hunda!

Është për të ardhur keq se asnjëri nga kjo mbledhje nuk doli dhe ta kundërshton aksionin e MPB-së. Te populli njihet një moto që jetohet me të, se “heshtja e legjitimon veprimin e palës së kundërt”, andaj, të largohesh nga gjendja aktuale dhe në gjithë mbledhjen të flitet për përdorimin e simboleve kombëtare, ndarjen e buxhetit të shtetit (që nuk e ka parë populli) dhe të tjera, është marrëzi që nuk durohet dot. Ne ende po kërkojmë llogari se çfarë ndodhi, a janë nënat dhe motrat tona radikal islamik apo jo, Kur’anin që ata e mbajnë në shtëpitë e tyre, a është literaturë radikale apo jo dhe më e keqja është se a duhet ushtari i njësitit special të flenë në shtëpinë e të akuzuarit apo jo, siç ndodhi në shtëpinë e Haki Azirit?

Edhe pse këtu nuk është vendi, do të dëshiroja ta përmendi edhe partinë shqiptare në opozitë (që mos të akuzohem se anoj kah një parti dhe e kundërshtoj tjetrën), që u mundua “rastësisht” të përfiton nga ngjarjet e fundit. Fjalët tuaja që ia drejtuat popullit, aspak nuk kishin ndikim tek ata, dhe kjo edhe njëherë e vërteton atë se kryetari i kësaj partie duhet të zhduket nga skena politike dhe të bëhet pjesë e historisë së zezë. Nëse këta e kanë legjitimuar aksionin “Monstrum”, mos të harroni se në kohën tuaj, u legjitimua Brodeci, dhe çfarë ishte më e keqja, rrafallët e mitrolezave u drejtuan kah Xhamia e fshatit.

Populli shqiptar, nga skena politike, përfaqësuesit e tyre në këtë shtet, kanë parë vetëm ditë të zeza, tradhti, burgosje, zhdukje dhe vrasje. Është koha që të ndryshohet gjithçka, edhe pse kjo nuk u pëlqen atyre, por ngjarjet e fundit tregojnë se kundërshtar të tyre e kanë popullin e lodhur nga gënjeshtrat dhe tradhtitë e tyre. Për fund, marrë frymë thellë dhe nga shpirti i lodhur ju them: ZH D U K U N I!



Lajmet e funditTë rëndomta