Muaji i Ramazanit është periudha në të cilën besimtarët islamë luten dhe agjërojnë nga lindja e diellit deri në perëndimin e tij, duke u abstenuar nga çdo lloj i ushqimit. Muaji i Ramazanit është muaj i lutjeve dhe veprave të mira. Gjatë Ramazanit pjesëtarët e islamit duhet të mbrohen nga sjelljet dhe veprimet e këqija. Pjesëtarët e islamit të cilët nuk mund të agjërojnë gjatë Ramazanit, janë të detyruar t'i agjërojnë ditët e lëshuara, kur do të kenë mundësi. Përderisa gjatë Ramazanit pa dashje ndërpritet agjërimi, ai mund të vazhdohet përsëri. Agjërimi ka edhe dimensione shëndetësore. Sipas Muhametit a.s. të agjërosh do të thotë të jesh i shëndoshë. Ramazani përfundon me Fitër Bajramin, i cili zgjat tre ditë.
Foto: Imsakije 2012/1433
Linku alternativ: http://www.facebook.com/photo.php?fbid=265672500204692&set=a.105068302931780.5690.103882726383671&type=1&theater


