MAR06182013

Perditesimi i fundit09:50:18 MD

Back Home

Pyetje: Kush është urtësia e detyrimit për agjërim?

  • PDF

Përgjigje: Kur e lexojmë ajetin: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë detyrim sikurse ishte detyrim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm,” e kuptojmë se cila është urtësia e detyrimit të agjërimit, ajo pra është devotshmëria dhe adhurimi i Allahut, subhanehu ue teala.

Takvallëk d.m.th lënia e të ndaluarve, në përgjithësi e ka kuptimin e veprimit të urdhërave dhe largimit nga ndalimet. Resulullahu, salaallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush nuk i largohet fjalëve të kota, punëve të kota dhe injorancës, le ta dijë se Allahu nuk ka nevojë që ky njeri të largohet nga haja dhe pija.” [Buhariu në kapitullin e Agjërimit(1903)]

 

Duke e parë këtë, tregohet dhe më tepër rëndësi se agjëruesi duhet t`i respektojë urdhërat si dhe të largohet nga gjërat e ndaluara, qofshin ato gojore apo veprore. Nuk duhet të bëjë gibet, as të rrejë, as të nxisi në përçarje mes njerëzve, as të shesi gjëra të ndaluara. Pra, duhet të largohet nga të gjitha haramet. Kur njeriu jeton në këtë mënyrë një muaj të plotë, padyshim se gjatë tërë vitit do të kalojë ashtu si duhet. Më e keqja është se disa agjërues nuk bëjnë dallim mes ditëve që nuk kanë agjëruar dhe ditëve kur agjërojnë. Ata vazhdojnë  me traditën e mëhershme, lënien e urdhërave dhe veprimin e ndalimeve. Nuk mund të shohish te ai praninë e qetësisë së agjërimit. Këto vepra, nuk e prishin agjërimin, por e mangësojnë shpërblimin, bile po qe se i vejmë në terezi mundet që ato vepra ta peshojnë shpërblimin e agjërimit.

Muhammed Salih el-Uthejmini, Allahu e mëshiroftë

Përgatiti: Teuhid.net



Lajmet e funditTë rëndomta