Ajo eshte liruar nga spitali i Struges, ku qendroi pas aksidentit të ndodhur në ujërat e Liqenit të Ohrit, kur pas përmbysjes me skuter në ujë, më së keqi pësoi Lirim Jusufi nga Dobroshti- i cili humbi jetën, ndërsa Big Mama me ndihmën e shpëtimtarëve të rastit shpëtoi nga mbytja në ujë.
Ajo ishtë dërguar në repartin e shërbimit të Spitalit të qytetit në Strugë, në gjendje tepër të traumatizuar dhe në një gjendje të rëndë shpirtërore për humbjen e jetës së shoqëruesit të sajë i cili për fat të keq nuk ka ditur as not, është vënë në përkujdesjen intensive të ekipit mjekësor në Strugë.
Pas mbarimit të procedurave të organeve të hetuesisë dhe të tjerave, me kërkesë të prindërve, të cilët i kanë qëndruar pranë gjatë gjithë kohës, ajo është kthyer në shtëpi, në gjendje të pandryshuar shpirtërore.
Në kujtesën e sajë kanë ngelë vetëm çastet e fundit të përpjekjeve të saja për ta shpëtuar të ndjerin, por në ato momente ajo ka rrezikuar edhe jetën e vet në këto përpjekje dhe vetëm falë ndihmës së personave që janë gjetur aty në afërsi, ajo ka arritur ti shpëtojë vdekjes së sigurt.
Gjatë trajtimit në Spitalin e Strugës, Big Mamës i është dhënë terapia e duhur medikamentoze dhe ilaçe për qetësim, njofton BW.
Big Mama, tani do të vazhdojë kurimin në kushte shtëpiake, ose në Klinikat e Tetovës ose Shkupit, për ta stabilizuar gjendjen e saj shpirtërore.


