ENJT05232013

Perditesimi i fundit06:36:43 MD

Back Showbiz Showbiz Big Mama: Lirimin e kisha vetëm shok, por vdekja e tij më mërziti shumë

Big Mama: Lirimin e kisha vetëm shok, por vdekja e tij më mërziti shumë

  • PDF

Këngëtarja Big Mama gradualisht është duke e marrë veten nga rasti tragjik që pësoi muaj më parë në liqenin e Strugës, ku humbi jetën shoku më i ngushtë i saj, Lirimi. Tani po bëhen rreth dy muaj që Bigu ka anuluar të gjitha aktivitet e saj muzikore, madje duke e mbyllur veten në shtëpi.

 

Ajo na bën të ditur se i ka anuluar edhe pushimet verore deri më tani, ndërkaq në fund të këtij muaji planifikon të vizitojë disa shoqe në Norvegji dhe SHBA, duke mos dashur të vizitojë asnjë plazh bregdetar.

Ndërkaq, planet muzikore do t’i realizojë sapo të kthehet nga vizita e saj jashtë vendit. Për më shumë rreth punës dhe çdo gjë tjetër flet ajo për “Zëri”.

 

Sa keni arritur ta mblidhni veten pas rastit tragjik që pësuat muaj më parë?

Thënë të drejtën e kam pasur shumë të vështirë t’i rikthehem jetës normale, sepse kam përjetuar një rast mjaft tragjik që nuk e kisha menduar kurrë se mund të më ndodhte dhe të humbja shokun më të mirë. E kam përjetuar shumë rëndë vdekjen e Lirimit dhe me javë të tëra nuk kam mundur ta marr veten.

Kam qëndruar e mbyllur në shtëpi dhe shumë e mërzitur. Tani kohën e fundit po mundohem të forcohem dhe të nis normalitetin e jetës sime, por atë ngjarje tragjike nuk do të mund ta harroj asnjëherë.

 

Është përfolur mjaft për afërsinë tënde me Lirimin, cila është e vërteta?

Jam ndjerë shumë keq për vdekjen e Lirimit dhe shumë keq për thashethemet që dëgjoja menjëherë pas vdekjes së tij. Shkrimet e botuara nuk kanë qenë aspak të vërteta, sepse unë Lirimin e kam pasur vetëm shok dhe asgjë më shumë.

Ndërsa të dashurin e kam shëndoshë e mirë, këtë dua ta dinë të gjithë dhe jo të shpikin gjëra të pavërteta. Kam pasur mundësinë ta demantoj disa herë, mirëpo nuk ia vlente sepse isha jashtëzakonisht e mërzitur nga humbja e Lirmit.

 

Çfarë po bëni tani në këto ditë?

Çdo ditë e më shumë po mundohen të mos e kujtoj rastin e ndodhur muaj më parë, sepse me të vërtetë po ndjehem shumë keq. Tani do të nis jetën siç e kam jetuar më parë, duke iu rikthyer skenës, sepse për dy muaj me radhë i kam anuluar të gjitha aktivitetet muzikore. Nuk kam dashur të jem në asnjë koncert apo mbrëmje muzikore, madje as të realizoj ndonjë projekt të ri muzikor.

 

Ke vendosur për pushimet verore?

Të them të drejtën pushimet verore nuk do t’i kaloj në bregdet, sepse nuk mund ta shoh detin apo liqenin me sy. Kam vendosur që gjatë këtij muaji t’i vizitoj disa shoqe të mia të cilat jetojnë në Norvegji dhe Amerikë.

Njëra nga shoqet që jeton në Norvegji do të martohet dhe do të jem në kanagjeqin e saj edhe në dasmën e saj në Amerikë. Besoj se do të kaloj mirë atje sepse me të vërtetë kam shoqe shumë të mira. Kam përshtypjen se ky udhëtim do të më ndihmojë në një farë mënyre edhe për ta harruar sado pak rastin tragjik.

 

Adhuruesve do t’u sjellësh ndonjë projekt të ri muzikor?

Po, kam menduar edhe për adhuruesit e mi, të cilëve u kam munguar gjatë këtyre muajve. Pasi të kthehem nga vizita ime jashtë vendit, do të nis me realizimin e projekteve të reja. Do të mundohem të sjellë diçka të mirë për adhuruesit e mi kudo që janë.

Fillimisht do të jetë një këngë e re, e cila do të lansohet bashkë me videoklip. Tani për tani nuk mund të flas asgjë më shumë për këtë projekt sepse nuk kam vendosur se ku dhe me kë do ta realizoj këngën dhe videoklipin.




Lajmet e funditTë rëndomta