prën më të mirë të shkollave të mesme me temë “Së bashku për shkolla pa dhunë”.
Bëhu kreativ, trego se si të parandalohet dhuna në shkolla. Mund të inçizosh klip me kohëzgjatje 1 minutë, të bësh ndonjë fotografi me mesazh të fuqishëm ose të përfshish foto-histori. Mirëpo nëse fjalët janë arma yte më e fortë, atëherë shprehu përmes fjalëve- këto janë vetëm një pjesë e mesazheve përmes të cilave arrihm të behemi kreativ. Duhet të jepen shembuj se si shkollat arrijnë të parandalojnë dhunën ose te zvogëlojnë të njejtën dhe të jepen ide se si tërësisht të ç’rrënjoset dhuna ndërmjet nxënësve të shkollave të mesme.
Nxënësit e shkollave të mesme nga viti i parë e deri në vitin e katërt mundet të aplikojnë përmes tekstit, fotografisë ose klipit me kohëzgjatje 1 minutë, të cilën duhet ta dërgojnë të bashkangjitur me formularin e paraqitjes në
Kjo adresë e-maili është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni javascript për ta parë atë
, më së voni deri më 22 Prill 2012. Pjesmarrësit mund t’i përpunojnë materialet edhe përmes punës grupore me pjesmarrësit e tjerë ose me shokët e tyre.
Maturantët të cilët do të aplikojnë mund të jenë fitues të njërës nga dhjetë bursat të cilat i ofron Shkolla e Lartë (5 bursa janë për drejtimin e Gazetarisë, ndërsa 5 të tjera për drejtimin Marrëdhënie me Publikun) së bashku me partnerët medial nga Аlfa ТV, Аlsat-М ТV dhe Radio Kanal 77 dhe me agjensionet për marketing dhe komunikim “McCann Erickson”, “Genessis Communicatiions ” dhe ”PWorld ” Maturantët e shpërblyer do të fitojnë bursa për studim në Shkollën e Lartë dhe do të nënshkruajnë kontratë për angazhim professional pas përfundimit të studimeve në institucionet të cilat sponzorojnë.
Të gjithë nxënësit tjerë të shkollave të mesme të cilët do të aplikojnë, do të kenë mundësi të fitojnë lap top, kamerë ose fotoaparat.
Pra, çfarë po prisni? Bëhu edhe t’i kreativ dhe trego se si të ndalohet dhuna në shkolla.



