Në minutën e 77’, Ibrahimi pas një depërtimi individual ka kaluar me sukses mbrojtjen e ekipit kundërshtar. Mediumet nga Sllovenia i kanë dhënë rëndësi shumë Ibrahimit, pasi ai para një kohe kishte mbrojtur ngjyrat e kundërshtarit.
“Jam i kënaqur që e filluam stinorin me trofe. Shënova gol dhe dhashë kontribut në këtë triumf. Shpresoj se e gjithë stinori do të jetë i mirë. Gjithmonë kur luaj kundër Olimpia kam një motiv të veçantë pasi ai është klubi madh”, deklaroi Agim Ibrahimi.