PRE05242013

Perditesimi i fundit03:55:45 MD

Back Sport Sport Nebi Mustafi vazhdon me Shkëndijën

Nebi Mustafi vazhdon me Shkëndijën

Drejtuesit e ekipit të Shkëndijës janë marrë vesh me mesfushorin Nebi Mustafi që ai të vazhdoj marrëveshjen me skuadrën “kuqezi”. Mustafi është lojtar kyç i tetovarëve ndërkohë që vazhdimin e kontratës e kërkonin edhe fansat e këtij klubi “Ballistat”. 

 

“Pas bisedave që pata me drejtuesit e klubit vendosa që të vazhdoj kontratën dhe ti ndihmoj ekipit edhe në garat ndërkombëtare. Arsyet se pse mbeta në ekipin kuqezi janë të shumta dhe shpresoj se me skuadrën do të korrim sukseset e radhës”, deklaroi për gazetën “Zhurnal Plus”, Mustafi. Nga ana tjetër, ekipi i Shkëndijës edhe zyrtarisht ka filluar me përgatitjet për ndeshjet e Europa Ligës. Në treningun e parë mungoi Adrijan Cuculit, i cili sipas informacioneve nga klubi thuhet se është arsyetuar mungesa e tij. Mandej Gjelbrim Taipi i cili u grumbullua me kombëtaren shqiptare U21 si dhe Vladimir Nikitoviq. 

Ky i fundit sipas burimeve tona do të largohet shumë shpejt nga ekipi pasi atë e kërkojnë disa ekipe jashtë vendit. Më herët nga skuadra u largua sulmuesi Ersen Sali. Ndryshe, drejtuesit e skuadrës po bëjnë gjithçka që marrëveshjet ti vazhdojnë edhe me Sedat Berisha, Ilir Elmazovski, Kemal Alomeroviq dhe Muhamed Useini. Ky i fundit ka gjasa që në ditët e ardhshme të nënshkruaj marrëveshjen e re. “Kam filluar të stërviti pas pushimit të gjatë që kisha. 

Besoj se nëse gjithçka shkon ashtu siç duhet do të jem i gatshëm ti ndihmoj ekipit të Shkëndijës edhe në garat e Evropa Ligue”, tha Useini. Sipas burime jozyrtare, drejtuesit e klubit janë në biseda me Artim Pollozhanin, Myzafer Ejupin, Genc Hyseni, Burhan Emurllahu si dhe Mensur Idrizi.




Lajmet e funditTë rëndomta