Sa i përket përballjeve tjera në qendër të vëmendjes është përballja ndërmjet ekipit Pelisteri nga Manastiri që pas një viti përsëri është kthyer në elitën e futbollit kundër skuadrës tetovarë Shkëndija. Interesimi për këtë ndeshje është i madh në mesin e adhuruesve të futbollit të cilët janë kureshtar të dinë se si do të paraqitet ekipi në fillim të kampionatit të ri.
“Në Manastir do të paraqitemi me formacionin që u paraqit në ndeshjen e fundit kontrollues e kundër Bregallnicës në Shtip që u fitua me rezultatin 3-2. Pritet që tu jepet rasti edhe futbollistëve të rinj në radhë të parë Besart Karimanit dhe Ilir Xhemailit. Shpresojmë se përfundimisht në formacion të kthehet edhe ekipit edhe Muhamed Useini. Udhëtojmë në Manastir të dëshmojmë lojë të mirë dhe të nxjerrim rezultat që na konvenon” tha trajneri Husein Kadriu.
Ndeshja Pelisteri - Shkëndija do të zhvillohet sot e dielë me fillim në orën 17:00, ndërsa drejtësinë do të ndajnë Aleksandar Stavrev me ndihmësit e tij Marjan Kirovski dhe Dejan Kostadinov .
Skuadra tjetër tetovare Teteksi do të përballet me ekipin e Horizont Turnova, tetovarët nën këtë afat kalimtar kanë bërë përgatitje të duhura dhe kanë freskuar ekipin me disa futbollist të rinj pasi kësaj radhe kanë ambicie të qarta. Ndeshjen Teteksi - Horizont Turnova do ta referojnë treshi i referve me në krye Stojançe Stojanov.
Sh. Sinani
Foto : Mexhit Neziri