Ajrulli vlerëson se vendimi i Komisionit për Lustrim është tendencioz dhe i njëanshëm. Ai thekson se në periudhën që përmendet në dosjet e publikuara, ka qenë i thirrur dy herë në pyetje në polici, dhe asnjëherë nuk ka firmosur një dokument për bashkëpunim. Nuk kisha arsye t’i nënshtrohesha presioneve për shkak se nuk kam qenë pjesëtar i ndonjë organizate ilegale, madje, shumica e personave që përmenden në dosjet e mia, as që nuk i njoh”-ka theksuar Ajrulli, i cili thotë se është ankuar edhe në Gjykatën Administrative rreth vendimit të Komisionit për Lustrim.
Ajrulli: 'Asnjëherë nuk kam qenë bashkëpunëtor'
Isak Ajrulli, të cilin Komisioni për Verifikimin e Fakteve e shpalli si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete, sot përmes një letre drejtuar redaksisë së ALSAT, mohonte verdiktin e këtij komisioni, duke thënë se asnjëherë nuk ka qenë bashkëpunëtor.
| Lajmet e fundit | Të rëndomta |


