“Në një masë të madhe shpresojmë se do të mundemi së bashku të investojmë në njërën prej ski qendrave tuaja. E gjithë kjo është lajm i mirë dhe vërtetë kjo na kurajën. Unë do të doja të shoh një përparim më të madh dhe se Britania bëhet më e vetëdijshme për lajmet e mira që vijnë nga Maqedonia. Këtë do ta bëjmë përmes mediumeve digjitale, fushë në të cilën Britania është në nivel botëror”, deklaroi Princi Majkëll i Kentit.
Princi Majkëll dhe biznesmenët u entuziazmuan nga manastiri i Shën Bigorit, ndërsa perimet tona janë më të mira dhe më të shijshme se ato evropiane. Pikërisht për këtë, grupi britanik i biznesit 50 milionë eurot e para do t’i japë në fondin bujqësor, që do fillojë me punë për disa muaj. Biznesmenët gjatë vizitës erdhën në idenë që të formojnë edhe një fond tjetër përmes të cilit Maqedonia do të bëhet më e kapshme për investuesit e ardhshëm.
“Do të dëshironim të formojmë rajonin gjenerues maqedonas për investime në mënyrë që të mbulohen të gjitha aspektet e investimeve dhe shpresojnë se do të jetë i suksesshëm në fushat që për në janë më tërheqëse sikurse xehetaria, turizmi, hoteleria, shërbimet financiare, infrastruktura si për shembull menaxhimi me ujërat dhe me mbeturinat si dhe fusha e arsimit”, tha Princi Majkëll i Kentit.
Sipas Princit dhe biznesmenëve, vendi ka një popullatë të re e cila është e shkolluar, kurse vërejtën edhe se një përqindje e madhe e prodhimit bruto vendorë është orientuar në arsim. Princi Majkëll dhe delegacioni i biznesmenëve pas vizitës disa ditore sot largohet nga Shkupi, ndërsa paralajmërojnë kthimin e tyre të shpejtë.


