hën05202013

Perditesimi i fundit11:14:40 MD

Back Lajme Tetovë 'Harta Etnike' përplas këshilltarët në Tetovë

'Harta Etnike' përplas këshilltarët në Tetovë

  • PDF

Vizatimi i hartës së Shqipërisë Etnike ka shërbyer si shkak i përplasjeve të sotme në Këshillin Komunal në Tetovë, mes këshilltarëve të VMRO DPMNE-së dhe partive shqiptare, BDI-së dhe PDSH-së.

Këshilltarët e VMRO DPMNE-së kërkonin që Komuna të miratojë si pikë të rendit të ditës distancimin e nga incidente të tilla, ndërsa këshilltarët e tjerë kërkonin që për këtë të bisedohej veçmas. Mos arritja e koordinimit mes palëve rezultoi me bojkotimin e seancës nga këshilltarët e VMRO-së.“Për fat të keq dhe për dëshpërimin tonë të madh, ne nuk gjetëm mirëkuptim,për çka vlerësojmë se puna jonë në Këshillin e Komunës është vendosur në pikëpyetje.

Këshilltarët e VMRO-së me këtë gjest përcjellin një mesazh se konceptet për Shqipëri të Madhe, Maqedoni të Madhe, Serbi të Madhe apo Bullgari të Madhe, të gjitha na çojnë në drejtim të gabuar,koncepti në të cilin besojmë është koncepti i Evropës së Madhe”, tha Mirosllav Kocevski, këshilltar i VMDO DPMNE-së. Kreu i këshillit Komunal të Tetovës Irfan Emini tha se këshilli nuk duhet të marrë vendime të përshpejtuara, sidomos kur janë në pyetje tema të nxehta. “Shumica e këshilltarëve nuk e votuan atë propozim me pretekst se është temë e madhe, e ngjeshur që kap shumë horizonte që të bëhet një koordinim dhe pastaj të vihet në rend dite”, tha Irfan Emini, kryetar i Këshillit Komunal Tetovë.

Në seancën e sotme pas marrëveshjes paraprake të arritur, u rikthyen në këshill edhe këshilltarët e PDSH-së të cilët për 4 muaj me radhë bojkotonin punën e këshillit. Bashkim Sulejmani




Lajmet e funditTë rëndomta