PRE05242013

Perditesimi i fundit08:29:16 MD

Back Lajme Tetovë Osmani: Jankullovska të mos bëhet gjykatëse

Osmani: Jankullovska të mos bëhet gjykatëse

  • PDF

Tetovë - Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Rufi Osmani është shprehur se Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka argumente të mjaftueshme lidhur me arrestimin e personave gjatë aksionit "Monstër".

Sipas Osmanit, qasja e ministreses Jankullovska është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me vetë faktin që janë liruar pjesa dërmuese e të arrestuarve.

"Kjo dëshmon se kanë marrë në arrest njerëz të cilët objektivisht nuk kanë faj. Kjo Ministri ende nuk prezanton argument të mjaftueshme se personat e arrestuar janë personat që kanë bërë krimin. Ne si parti kemi mbajtur qëndrimin që mos ngatërrohet çështja e përkatësisë etnike dhe fetare me veprimet eventuale kriminale që mund të kenë bërë personat. Jemi për atë që ministrja të mos marrë rolin e hetuesit, prokurorit dhe gjykatësit. Edhe të arrestuarve, pavarësisht se e kanë bërë apo jo vrasjen, duhet tu jepet mundësia që ato të mbrohen konform ligjit dhe mbi të gjitha ne jemi që të zbulohen aktorët e vërtetë të vrasjes në Shkup, mirëpo ne njëkohësisht jemi kundër maltretimit të njerëzve të pafajshëm. Kërkohet një transparencë më e madhe dhe jemi kundër pasivitetit të partisë shqiptare në pushtet, parti e cila nuk shfrytëzon influencën e vet që ky proces, që në vetë është proces i ndërlikuar, të jetë proces ku do të respektohet Kushtetuta, të drejtat dhe liritë elementare të njeriut", tha kreu i RDK-së, raporton KOHA.

Ai më tej theksoi se arrestimet e fundit janë vazhdimësi e veprimeve si në të kaluarën. "Ne në instancë të fundit jemi që të zbulohen fajtorët e vërtetë të vrasjes, ndërsa Ministria dhe Qeveria nuk kanë të drejtë të kamuflojnë me këto veprime dhe të akuzojnë njerëz të cilët realisht nuk kanë faj. Veprimet e kësaj ministrie ngjasojnë me rastin e Sopotit, Brodecit dhe Vreshtat e Rashtakut dhe është një përvojë e hidhur në të kaluarën dhe ne jemi për atë që faktori ndërkombëtarë duhet të influencon që ky proces i ndërlikuar të jetë konform ligjeve dhe Kushtetutës", deklaroi Osmani. (U.H/Koha)




Lajmet e funditTë rëndomta