"Brenda një viti kishim dy raste të zjareve. Derisa erdhën zjarëfikësit nga Tetova objektet që u kapluan nga zjari gatise u dogjën krejt. Fshati jonë është 14 kilometër larg Tetovës. Kur të kihet parasysh edhe si është rruga deri në qytet me shumë pengesa prej Xhepçishti e deri te stadiumi edhe zjarëfikësit nuk kanë shumë faj. Prandaj në konsultim me kryesinë e Bashkësisë vendore të fshatit vendosëm që të blejmë një zjarëfikës", deklaron Daut Shasivari kryetar i BV Përshefcë.
Personat që do të angazhohen me këtë automjet do të trajnohen aga ana e Njësis së zjarëfikësve në Tetovë. Këtë e kanë premtuar nga udhëheqësia e kësaj njësie, informoi kryetari i BV Përshefcë, Daut Shasivari.
Blerja e zjarëfikësit sipas tij është bërë me mjete të banorëve të Përshefcës si dhe një falenderim të veçantë i dërgohet edhe Fadil Jonuzit nga Përshefca që jeton në Gjermani i cili kontribuoi financiarisht si dhe ndërmjetësoi në blerjen me çmim të volitshëm të makinës së zjarëfikësit.
Në blerjen e automjetit të zjarëfikësit kanë kontribuar edhe pronari i Vezë Sharri - Arben Abdurahmani si dhe një shtetas gjerman.
Bashkësia vendore e Përshefcës me kontribut të mërgimtarëve dhe banorëve të fshatit është pajisur edhe me veturë për bartjen e kufomave si dhe makinë për kositje të kullosës në varezat e fshatit.
/tetova1.com/
Video TV KOHA


