Mirëpo megjithatë, disa orë punëtorët nuk kanë mundur të bartin mbeturinat, për shkak të disa personave të pandërgjegjshëm të cilët iu kanë vënë zjarrin. “Besojmë që për dy apo tri ditë totalisht do pastrohet deponia e qytetit. Përpos ndërmarrjes publike komunale ‘TETOVA’ kemi angazhuar edhe një firmë private për bartje të mbeturinave” , tha Flakran Pustina, zëdhënës i Komunës së Tetovës. Nga Komuna e Tetovës po ashtu kërkojnë nga qytetarët të kenë më të kujdesshëm me ruajtjen e pastërtisë. “Shfrytëzoj rastin të apeloj deri tek të gjithë qytetarët e Komunës së Tetovës që të jenë sa më të ndërgjegjshëm gjatë hedhjes së mbeturinave që kontinjerët që janë për hedhje të mbeturinave ti shfrytëzojnë dhe të mos u hedhin jashtë tyre mbeturinat”, tha Flakran Pustina, zëdhënës i Komunës së Tetovës. Përndryshe mbeturinat nga deponia e Tetovës nuk janë bartur muajin e fundit. Shkak për këtë sipas autoriteteve lokale, ka qenë defekti i ekskavatorëve të ndërmarrjes publike. Alsat-M


