Ai duke falemenderuar staffin e Këndit Amerikan në Tetovë, që vazhdimisht ndërton ura miqësie ndërmjet qytetarëve të Tetovës dhe më gjerë dhe popullit amerikan. “Entuziazmi dhe përkushtimi i stafit ëshët nëj shembull i sukesit të misionit” theksoi ai duke shtuar se gjatë muajit shkurt, në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara janë ndarë tre shpërblimet më të mira për pjesëmarrësit në përzgjedhjen USAID - Ndryshimi i jetëve, ku tre vendet e para kanë marrë iPod si shpërblim, si dhe mirënjohje për suksesin e tyre. Ekspozita është prezantuar para qytetarëve të Shtipit, kurse pas Tetovës do të prezantohet në Manastir, Strugë dhe Strumicë.
Ndryshe, që nga viti 1993, populli amerikan ka investuar mbi 500 milionë dollarë amerikanë në Maqedoni përmes USAID-it. USAID punon me qytetarët e Maqedonisë drejt krijimit të vendeve të reja të punës, përforcimit të institucioneve dhe praktikave demokratike, avancimit të arsimit të integruar, si dhe përgatitjes së studentëve të Maqedonisë për tregun e punës. Këto nisma e përkrahin tranzicionin e Maqedonisë drejt demokracisë stabile dhe prosperuese. USAID siguron ndihmë ekonomike dhe humanitare për më tepër se 100 shtete.


